Google ADS

Largoni aromën e keqe të këmbëve me ujë dhe çaj

02:04 | 25 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Era e keqe e këmbëve nuk është diçka argëtuese për askënd, megjithatë me pak njohuri dhe dedikim, ju mund ta largoni këtë problem brenda pak kohe.  Siç thonë ekspertët, zhytja e këmbëve në çaj mund t’ju ndihmojë ta zhdukni problemin e këmbëve me aromë të keqe dhe këmbëve të djersitura. 

Në fakt, kjo metodë njihet si një nga trajtimet më të njohura shtëpiake.

Koha se sa duhet t’i mbani këmbët e zhytura në çaj varet nga sa të djersitura dhe sa aromë të keqe mbajnë. Çdo zhytje duhet të zgjatë të paktën një orë për të qenë efektive, ndërsa preferohet t’i zhytni në çaj të gjelbër.

Produktet që ju nevojiten për t’i trajtuar këmbët me çaj:

– Pesë qese çaj të zi

– Katër gota ujë të nxehtë
– Një legen

Katër gota ujë të nxehtë i derdhni në legen, pastaj ia shtoni pesë qeset e çajit të zi.

E lejoni çajin të qëndrojë në ujë për 10 minuta, pastaj i vendosni këmbët.

Këtë proces e përsëritni një herë në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme