Largojini urgjentisht nga shtëpia! Këto produkte shkaktojnë kancer

20:54 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Ne jemi rritur me idenë që shtëpia jonë është një vend i sigurtë. Por studimet e kohëve të fundit kanë vërtetuar që shtëpitë moderne nuk janë aq të sigurta sepse ato fshehin substanca të cilat mund të dëmtojnë shëndetin.

Ne kemi diskutuar shpesh për materialet që përdoren në ndërtimin e banesave, por këto substanca gjenden dhe në artikujt për përdorim të përditshëm si boja, parfumet, shampot etj.

Kini kujdes nga artikujt e mëposhtëm sepse shkaktojnë probleme shëndetësore. Largohuni prej këtyre produkteve që shkaktojnë kancer dhe krijoni një ambjent të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.
Freskuesit e ajrit

Shumica e freskueseve të ajrit janë të ngarkuara me komponentë të rrezikshëm organik, substanca toksike.

Për këtë është bërë një studim nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore ku nga 13 freskuese që u morën për testim, shumica prej tyre përmbanin kimikate që shkaktojnë astmën dhe ndikojnë në procesin e riprodhimit.

Në vitin 2008, Anne Steinemann në Universitetin e Uashingtonit zhvilloi një studim dhe doli në përfundimin se freskuesit e ajrit që ajo testoi ishin me kimikate toksike, të rrezikshme dhe kancerogjene. Megjithatë, asnjë nga kimikatet nuk është e shënuar në etiketat e produktit ose në fletën e të dhënave të sigurisë materiale.

Qirinjtë aromatik

Një studim i Komisionit Amerikan të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit tregoi se 40 % e qirinjve të shitur përmbanin tela në brendësi. Prodhuesit shtojnë elementin e plumbit për të bërë të qëndrueshëm fortësinë. Ekspozimi ndaj sasive të mëdha të plumbit çon në probleme të hormoneve, paaftësi në të mësuar dhe probleme të tjera shëndetësore.

Artikujt si bojërat akrilike,adeziv, bojtusha

Këta artikuj janë me kimikate dhe shkaktojnë alergji, dëmtime të organeve dhe kancer.Fëmijët veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj toksinave për shkak të metabolizmit të tyre. Zgjidhni atë produkt më pak të dëmshëm sepse fëmijët kanë sistem imunitar të dobët.

Shampot

Ju mund të habiteni, por shampot tradicionale janë me toksina. Megjithatë, efekti i tyre po testohet dhe shkencëtarët nuk mund të konfirmojnë plotësisht se mund të shkaktojnë kancer.

Antidjersa

Deodorantët zakonisht përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë kancer. Këto produkte mbeten në trupin tonë për orë të tëra, gjë që rrit futjen e kimikateve përmes lëkurës. Shmangni produktet e rrezikshme dhe përdorni metoda alternative që janë natyrore.

Perdet e dushit

Perde plastike të dushit lëshojnë substanca të rrezikshme të quajtura kimikate organike të paqëndrueshme.

Mos i përdorni këto produkte dhe shtëpia juaj do të jetë një vend më i mirë dhe i sigurt për të jetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme