Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave.
Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj. Megjithatë, nëse i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, këtu ka një maskë për trajtimin e rrathëve me shegë. Në vetëm pak minuta.
Maska me shegë
Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.
Përbërësit:
20-30 kokrra shegë
1 lugë gjelle kos
2 lugë ?aji mjaltë
1 lugë vaj ulliri
Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...