Lidhjet nga largësia vijnë me një sërë problemesh dhe vërtet nuk është lehtë dhe e thjeshtë të mbahen. Pamundësia e ndarjes së çasteve të përbashkëta mund të sjellë në atë gjendje që të bëheni të pikëlluar dhe t’ju shkaktojë depresion. Mirëpo, megjithatë, ekziston “një dritë në fund të tunelit”.
Si ta mposhtni paragjykimin “larg sysh – larg zemrës” dhe të tregoni që dashuria e vërtetë dhe e sinqertë megjithatë gjithmonë triumfon?
Bisedoni me partnerin
Bisedoni sinqerisht me partnerin tuaj për ardhmërinë, madje edhe nëse jeni të sigurt që gjërat tani janë në rregull dhe nëse jeni mësuar me mënyrën e këtillë të jetesës.
Komunikoni rregullisht
Tani jetojmë në kohën kur teknologjia është shumë e avancuar dhe ekzistojnë mënyra të shumta komunikimi.
Zgjidhni njërën (apo edhe disa) dhe në mënyrën sa më të mirë shkurtoni kohën deri te takimi i ardhshëm me personin e dashur.
Bëni përpjekje
Përpiquni që të takoheni sa më shpesh që të jetë e mundshme. Deri sa jeni larg njëri-tjetrit, përpiquni që të bashkëpunoni në disa gjëra. Për shembull, shikoni njëkohësisht të njëjtin film dhe nëpërmjet skype-it apo mënyrave të tjera komentoni ngjarjet që zhvillohen në film, aktorët që i adhuroni, etj., qeshni apo pikëllohuni bashkërisht.
Bëni surprizë me ndonjë letër apo dhuratë të cilën postieri do t’ia dërgojë deri në derën e banesës së tij.
Jetoni jetët tuaja
Jetët tuaja mos ia fshihni njëri-tjetrit: kohë pas kohe tregoni ku keni qenë, çka keni punuar dhe kë keni takuar.
Në këtë mënyrë, edhe pse fizikisht jeni të ndarë, do të keni ndjenjën që jenë pjesë e jetës së partnerit.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...