Google ADS

Larësi i bërë në shtëpi që do ta bëjë sobën të shkëlqejë si të ishte e re

07:41 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Besojmë se të gjitha zonjat që kujdesn për shtëpinë janë të një mendimi: pastrimi i sobës është puna më e vështirë dhe më e bezdisshme kur bëhet fjalë për ritualet e pastrimit. Do t’i japim fund edhe kësaj vuajtjeje dhe për këtë nuk do t’ju duhet të blini solucione me kimikate.

Mund të përgatisni një solucion në shtëpi me përbërës krejtësisht natyralë që zvendëson pluhurat larës toksikë dhe të shtrenjtë. Ndiqni me kujdes instruksionet tona.

Përbërësit:

Lëkura e një portokalli, lëkura e një limoni, 1 lugë gjelle sodë buke, 100 ml uthull molle ( në mungesë mund të përdorni uthull të zakonshme), 1 lugë gjellë rozmarinë e grimcuar dhe një shishe spray.

Përgatitja:

Së pari duhet të qëroni portokallin dhe limonin. Në një vazo qelqi shtoni mbetjet e lëkurës së frutave të mësipërm dhe uthullën. Mund të shtoni edhe pak rozmarinë sipas dëshirës, kjo e fundit arrin të absorbojë erën e uthullës. I lini përbërësit të treten për 5 ditë. Më pas filtroni lëngun e përftuar dhe kalojeni nga vazoja e qelqit në një shishe spray. Në momentin që do të lani furrën e sobës, hidhni hidhni fillimisht pak sodë buke dhe më pas filloni të spruconi lëngun. Ai do të fillojë të nxjerrë flluska. Prisni 20 minuta dhe pastroni sobën me një sfungjer të njomur në ujë të vakët. Me këtë mënyrë do të mund të hiqni edhe njollat më të vështira në sobë dhe më e rëndësishmja nuk keni përse të shqetësoheni për substancat kimike të dëmshme për shëndetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme