Për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm të Netlix, “La Casa de Papel”, ka një lajm të mirë. Së shpejti do të ketë edhe dy sezone të tjera të këtij seriali.
Sezoni i katërt i “Money Heist” sapo është publikuar në “Netflix”, por seriali do të ketë edhe sezonin e pestë dhe të gjashtë.
Kapitujt me aksion, aventura dhe të panjohura, ende nuk kanë marrë fund.
Spanjollja “Marca” shkruan se ‘hiti’ i Netflixit do të realizojë edhe dy sezone të tjera. Marrëveshja me gjigantin e transmetimit është bërë para se të publikohej sezoni i katërt.
Javier Gomez Santander, koordinatori i skenarit, tha për “El Mundo” se seriali vazhdon kapitull pas kapitulli e ngjarje pas ngjarjeje.
“Nuk e dimë kurrë sa kohë mund të zgjatë seriali”,- tha ai.
Xhirimet e serialit ishin planifikuar të nisnin disa muaj më parë, por për shkak të situatës globale të krijuar nga koronavirus, janë shtyrë për një datë tjetër pas përfundimit të pandemisë.
Ndërkohë, Netflix nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të ketë edhe dy sezone të tjera të serialit.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...