Një telefonatë e shpejtë dhe e nxituar. Është kujtimi i fundit që William dhe Harry kanë nga nëna e tyre, Diana. Dhe e kanë treguar një gjë të tillë në dokumentarin e ITV-së, “Our mother and her life and legacy”.
Lady D ishte në Francë dhe fëmijët adoleshentë 20 vjet më parë, gjendeshin në Balmoral, rezidenca e Mbretëreshës Elisabeth II në Skoci, ku po luanin në kushërinjtë dhe nuk donin të humbnin kohën me thashetheme. Ishte 31 gusht i vitit 1997, ditë e aksidentit tragjik në Paris, ku atëherë Lady D humbi jetën bashkë me partnerin e saj, Dodi al Fayed.
Ky ishte rasti i fundit që flisnin ne nënën e tyre. William ishte 15 vjeç, Harry vetëm 12. “Ishte ajo që fliste nga Parisi, nuk e kujton saktësisht se çfarë më tha, por më vjen shumë keq dhe do ta kujtoj gjatë gjithë jetës atë telefonatë që ishte shumë e shpejtë”, – ka shpjeguar Harry në doku-filmin, që do të shfaqet në 24 korrik, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Dianës, në të cilën për herë të parë kanë folur hapur mbi marrëdhënien e tyre me mamanë.
“Harry dhe unë donin ta përshëndesnim sa më shpejt në telefon dhe në mënyrë të nxituar, – tregon William. – Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të ndodhte më vonë, nuk do të isha aq indiferent”.
Në program, do të publikohen edhe foto të Dianës, Williamit dhe Harryt, disa prej të cilave janë publikuar që sot nga Kensigton palace dhe i përkasin albumit privat të princeshës
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...