La Gjermaninë për vajzën që dashuroi, por zbulon që ajo ka 3 fëmijë

21:00 | 18 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Historia e dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka nisur disi ndryshe. Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova.

Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.

Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.

Le të rikthehemi te historia e Katerinës, e cila na tregon dhe shpjegon gjithçka që ka kaluar në jetë.

Katerina: “Mua më quajnë Katerina, jam 25 vjeç, lindur dhe rritur në Greqi, jam nënë e tre vajzave. Unë kam qenë 14 vjeç, sapo kisha ardhur në Shqipëri për pushimet verore se shkollën e kam bërë në Greqi. Duke kaluar çdo ditë me gjyshen në ballkon, sepse nuk dilja dot, duhet të dilja gjithmonë me gjyshen edhe qoftë për një shëtitje, sepse isha e privilegjuara. Në Shqipëri gjatë pushimeve verore u njoha me një djalë, që është edhe babai i vajzave të mia. Nga ballkoni në ballkon bënim shenja, përshëndeteshim. Asnjëherë nuk takoheshim, sepse tek gjyshja kisha edhe katër dajat. 14 vjeç një gocë kaq e vogël nuk mund të dashurojë, mendoj se ishte pjesërisht edhe gabimi im dhe i nënës time.

Unë kam vetëm mamin, sepse prindërit e mi ishin të divorcuar. Kam pasur dy prindër shumë të mirë, është një nënë shembullore për mua. Duke na rritur vetëm dhe duke dhënë fjalën gjyshi, mamaja ime pranoi fjalën e gjyshit dhe mendoi se edhe mua mund të më siguronte. Është shumë e vështirë një nënë e vetme të rrisi një vajzë në moshën time edhe një djalë. Brenda tre ditësh u bë fejesa, erdhëm në Shqipëri, shkollën e lashë, nuk munda ta vazhdoja më për arsye ekonomike, djali më mori tek shtëpia, sepse rrija tek shtëpia e gjyshërve. 14 vjeç kam vajtur tek shtëpia e burrit pa dasëm“.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme