Ky vaj do të bëjë mrekulli me fytyrën tuaj

17:23 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Me siguri keni dëgjuar që vaji i arganit është një ndër vajrat më të preferuar të vajzave në mbarë botën. Kjo jo më kot, pasi vetitë e këtij vaji janë të shumta. Konsistenca e tij nuk është as shumë e trashë, as shumë e hollë, çka e bën perfekt për të gjitha llojet e lëkurave. Është hidratues dhe ushqyes për fytyrën, si dhe është perfekt për fytyrat me tendendencë aknesh pasi i redukton ndjeshëm ato.


Vaji i arganit siguron balancimin e yndyrës së fytyrës tuaj duke e bërë atë më pak të yndyrshme, por njëkohësisht duke mos e tharë. Antioksidantët që gjenden në vajin e arganit ndihmojnë në reduktimin e shenjave në lëkurë, si dhe qetësojnë ekzemën. E mira e këtij vaji është që nuk i bllokon poret, ashtu siç ndodh me shumë lloje të tjerë vajrash, si për shembull vaji i ullirit.

Megjithatë duhet të keni parasysh që vajrat nuk zëvendësojnë hidratuesit, ata shërbejnë si një barrierë e mirë për të mos lejuar hidratimin e lëkurës të avullojë. Prandaj mënyra më e mirë për ta përdorur vajin e arganit është menjëherë pas hidratuesit. Masazhojeni sipër kremit hidratues për të siguruar një hidratim më të mirë të lëkurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme