Një pensionist ka një problem ‘mbretëror’ pasi dëgjon himnin kombëtar vazhdimisht në kokën e tij.
Ron Goldspink, 87 vjeç vuan nga sindroma e veshit sepse thotë që dëgjon rreth 1700 herë në javë thënien ‘Perëndi, ruaje mbretëreshën’.
Ai shpreson që të takojë mbretëreshën Elizabeth muajin e ardhshëm kur ajo të vizitojë qytetin e tij Hull për ti thënë se e ka dëgjuar himnin kombëtar më shumë se vetë ajo.
“Në fillim mendoja se fqinji im dëgjonte muzikë për të më mbajtur zgjuar gjithë natën. Djali im iu ankua këshillit dhe unë i tregova se ky tingull vjen nga muri cdo natë. Kur shkuan në shtëpinë ngjitur, zbuluan se nuk kishte asnjë muzikë dhe këtë mund ta dëgjonte vetëm ai”, tha për Mirror.
87-vjeçari tregon se shpesh herë bëhet aq e mërzitshme sa i duket sikur i shpërthen koka. Sindroma e tij vjen si pasojë e humbjes së dëgjimit dhe njerëzit fillojnë të kenë halucinacione. Kjo gjendje prek një në 10 mijë njerëz të moshës mbi 65 vjec në Britaninë e Madhe.
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar