Jo të gjitha lëngjet e frutave janë të mira kur bëhet fjalë për rënien në peshë. Ato mund të përmbajnë fruta të pasura me lëndë të ndryshme ushqyese, por kanë gjithashtu edhe sheqer të shtuar. Kosi i frutave, qumështi i bajameve, apo lëngjet e frutave që shiten nëpër supermarkete, të gjitha kanë sheqer të shtuar.
Por, cili mund të jetë ai përbërës sekret që mund t’u rikthejë lëngjeve të frutave fuqinë për të djegur yndyrën? Përgjigja: erëzat.
Erëzat si kanella, xhenxhefili , arrëmyshku ju japin shije lëngjeve dhe i ëmbëlsojnë ato pa shtuar asnjë kalori.
Përveçse ndihmojnë në rënien në peshë, njerëzit që përfshijnë erëzat në dietat e tyre janë më të shëndetshëm, duke filluar nga shëndeti mendor, ai i zemrës dhe nivelet e sheqerit në gjak.
Në videon e mëposhtme, dietologia Nagina Abdullah, tregon si humbi rreth 20 kg duke përfshirë erëzat në dietën e saj. Ajo tregon edhe një recetë për përgatitjen e një lëngu me qumësht bajamesh, manaferra, kanellë dhe gjethe menteje.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja