Prince Uilliam dhe Katte Middelton u martuan në vitin 2011 dhe padyshim, kjo ishte një nga ngjarjet më të mëdha në historinë moderne të familjes mbretërore.
Dasma e tyre ka qenë magjepsëse dhe rreth 24 milionë anglezë kanë parë Uilliam dhe Kate të shkëmbenin premtimet e tyre, përderisa mijëra të tjerë festuan në rrugë, transmeton portal arbresh.info
Kohëve të fundit, shkruan Maria Claire, janë shfaqur shumë pyetje rreth marrëdhënies së tyre, se si ata ranë në dashuri edhe pasi u ndanë.
Uilliam dhe Kate u takuan në universitet dhe ishin bashkë për nëntë vite, edhe pse në vitin 2007 u ndanë për pak kohë.
Edhe pas ndarjes, si e kuptoi Uilliam që Kate ishte gruaja që ai do të dëshironte?
Sipas një biografi mbretëror, momenti ka ndodhur kur të dy u transferuan në Uells dhe ishte pikërisht ‘lumturia familjare’ që ia mbushi mendjen Uilliamit të martohej me Kate.
LEXO EDHE: Pse familja Mbretërore nuk voton, edhe pse u lejohet
Dyshja jetuan në një shtëpi në fermë modeste “shumë romantike”, ndërsa Uiliami ishte duke punuar si pilot kërkimi dhe shpëtimi i Ambulancës Ajrore.
Sipas biografes Marcia Moody, në vitin 2013 ata kishin biseduar për martesë, por ajo nuk kishte qenë koha e duhur.
Gjatë dy viteve, ndërsa ata ishin vendosur atje, Kate kujdesej për gjithçka që lidhej me shtëpinë e tyre.
Ndryshe nga familjarët e tjerë, Uilliam nuk punësoi asnjë staf mbi përkujdesjen e shtëpisë, pasi Kate kujdesej për të gjitha.
Që të dy ishin të përgatitur për jetën që po i priste, që do të thotë shumë pak kohë për vetën.
Uilliam dhe Kate janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa dyshohet se ajo është në pritje të ëmbel të binjakëve./arbresh.info/
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag