Mbretëresha Elizabeta II u përpoq të ishte e duruar me Princin Charles dhe Princeshën Diana, por ishte një moment kur ajo humbi nervat.
Mbretëresha Elizabeta II u përpoq të ishte e duruar me Princin Charles dhe Princeshën Diana, që Princ Charles të divorcohej sa më shpejt me gruan e tij, pas intervistës së diskutueshme të Princeshë Dianës dhënë për “Panorama” në vitin 1995, transmeton portali arbresh.info
“Më në fund ajo humbi durimin. Kjo dalje publike e bëri me baltë jo vetëm monarikinë, por ishte e dëmshme edhe për princat e rinj. Pas konsultimit me Kryeministrin dhe Kryepeshkopin e Canterbury, ajo u shkroi ndaras djalit dhe nuses së saj, kur kërkonte divorcin sa më të shpejtë”, thuhet në libër.
Në intervistën e vitit 1995, Princesha Diana foli mbi të gjitha gjërat e “ndaluara”, përfshirë martesësn me Princ Charles, marrëdhënien e tij me Camilla Parker Bowles, bijtë e saj, Princi William dhe Princi Harry, për luftën mbi shëndetin mendor, e shumë gjëra tjera.
Por ishte zbulimi i princeshës Diana rreth çështjes së Boëles dhe Prince Charles që tronditi jetën e miliona njerëzve anembanë globit.
Princ Charles dhe Princesha Diana u divorcuan në vitin 1996, por nëna e dy fëmijëve humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Paris në vitin 1997. Në atë kohë, Princesha Diana po takonte Dodi Al Fayed, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...