Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga “Pantene” rezultoi se tipari i parë që rrëmben vëmendjen e meshkujve tek vajzavt janë flokët.
Mësohet se 74 për qind e të intervistuarve kanë rënë në një mendje kur janë pyetur.
Më pas, thonë ata fokusohen te stili i veshjes, pastërtia e rrobave, e së fundmi te këmbët dhe grimi. Bazuar te sondazhi, burrat kanë më shumë gjasa t’i afrohen një vajze me flokë të bukur sesa një tjetre që ka dekoltenë e hapur.
Edhe prezantuesi i njohur i “Tough Love”, Steve Ward, e ka thënë publikisht se flokët e shëndetshëm tek një vajzë janë tejet tërheqëse.
“Të gjithë mund të vishen bukur nëse duan, edhe unë madje! Por flokët e kuruar janë tipar që tërheq. Ka burra që ju pëlqejnë flokët e drejtë e të kuruar në detaj, por ka dhe nga ata që ju pëlqejnë flokët e çrregullta. Megjithatë nuk ka rëndësi onde, kaçurrela apo të drejtë, sytë do shkojnë tek flokët”, tha ai.
Megjithatë të dhënat tregojnë se flokët e gjatë dhe të drejtë janë më seksi se çdo model tjetër.
Këtë burrat e argumentojnë duke e cilësuar si tipar elegant dhe fakti që duan shumë kujdes shton kureshtjen për të njohur vajzën apo gruan përkatëse. Përkujdesja për flokët shihet si një shenjë qëndrueshmërie dhe përgjegjësie në karakter.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...