Duke marrë parasysh këto, brendi francez i bukurisë ‘Bourjois’ shpjegon se çfarë bëjnë vajzat franceze për t’u dukur aq mirë.
Sa më thjesht, aq më bukur
Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit pak (thuajse fare) makijazh. Prandaj, në vend se të përkushtoheni të lyheni e tëra, ndiqni këshillën e vajzave franceze dhe përqendrohuni në ndonjë karakteristikë të vetme. Kështu, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht me një shtresë maskarë.
Parfumi është gjithçka!
Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme ta zgjedhni një parfum të cilin do ta vëni gjithmonë dhe të jetë ai parfumi që ju identifikon juve si person.
Lërini flokët natyrale
Njësoj sikur që e preferojnë makijazhin sa më minimal, vajzat franceze i preferojnë edhe flokët natyrale.
Bëni masazh fytyrës çdo ditë.
Një këshillë sekrete antiplakje e vajzave franceze është t’i bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion