A keni menduar ndonjëherë pse gratë japoneze kanë gjithmonë lëkurë të bukur, pavarësisht moshës? Sigurisht që gjenetika luan rolin e saj por edhe kujdesi që ato tregojnë për lëkurën duke përdorur produkte natyrale nuk mund të lihet jashtë vëmendjes.
Geishat japoneze kanë përdorur orizin, ushqimin që gjendet në tryezën e çdo shqiptari, për zbutjen e flokëve dhe lëkurës. Ato lanin flokët dhe fytyrën me ujë orizi për shkak të vetive të fuqishme të tij si antioksidant. Orizi ju ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimevetë shkaktuara nga rrezet e diellit. Ai parandalon rrudhat dhe ushqen lëkurën tuaj.
Përbërësit për këtë recetë:
Oriz- 2 në 3 lugë çaji
Qumësht – 1 lugë çaji
Mjaltë – 1 lugë gjelle
Zieni mirë orizin dhe lajeni në ujë të ftohtë. Shtoni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë dhe përziejeni mirë. Pastaj shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Pastroni fytyrën dhe qafën dhe aplikoni këtë maskë. Mbajeni në fytyrë 30-60 minuta. Më pas shpëlani fytyrën si zakonisht dhe vendosni krem hidratant. Rezultatet janë të mrekullueshme.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...