A e dini se gjendja juaj fizike dhe mendore, varet nga pozicioni në të cilin flini gjumë.
Ekspertët e trupit kanë renditur disa pozicione të cilët mund tu ndihmojnë që të keni një jetë aktive të nesërmen, por edhe pozicionet që nuk janë të mira.
Ja pozicionet e gjumit:
Nëse zgjoheni të lodhur nga gjumi kjo do të thotë se pozita juaj e gjumit ka qenë e parehatshme. Andaj, mësoni se cilat pozita të gjumit janë më të përshtatshme për të fjetur.
Më e mira: Në shpinë
Gjëja e parë pozitive është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, ngase mbanë në mënyrë të drejtë shpinën, qafën dhe kokën dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj. Gjithashtu mbron edhe fytyrën tuaj pasiqë nuk prekët në jastëk. Problemi i vetëm i kësaj pozite është gërhitja, por nëse e keni këtë problem duhet të gjeni jastëkun e duhur.
Pozicioni i fetusit:
Pozita e fetusit është shumë e keqe për stomakun. Rritë dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozitë jo natyrale. Kufizon frymëmarrjen dhe është e keqe për zemrën. Megjithatë, gjatë shtatzënisë konsiderohet pozitë e mirë e gjumit.
Fjetja në stomak:
Arsyeja e parë është sepse nuk mund të mbani shpinën në pozicion neutral. Gjithashtu mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe të kokës për shkak të presionit. Nëse ju e praktikoni këtë pozicion që është më i keqi nga të gjithë, atëherë duhet të keni jastëk shumë të hollë ose fare pa të.
Fjetja në krahë:
Kjo pozitë është e keqe për fytyrën dhe për gjoksin e zemrën. Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut. Redukton gërhitjen dhe gjithashtu refluksin e thartirës. Është shumë e dobishme gjatë shtatzënisë dhe për qarkullimin e gjakut.
Konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve- kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...