Google ADS

Ky është mashkulli ideal

10:47 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kuptimi i përsosmërisë dallon nga personi te personi, mirëpo shkencëtarët megjithatë kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur.

Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat – madje kjo në bazë të fakteve shkencore, transmeton Telegrafi.

Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore

Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e këtillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

Mjekra e parruar

Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

Vragat

Besoni ose jo, disa hulumtime kanë treguar që femrat më shumë u dorëzohen meshkujve me vraga në fytyrë.

Buzëqeshja diskrete

Femrat duan kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.

Mosha

Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekt George Clooney”.

Kursimtari

Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

Instrumenti

Në hulumtimin në të cilin tre meshkuj kanë kërkuar numrin e telefonit nga femra, nga të cilët njëri ka qenë me duar bosh, i dyti ka pasur çantë sportive, ndërkaq i treti një instrument muzikor, 35 për qind e femrave të cilat i ka pyetur “muzikanti” ia kanë dhënë numrin e vet të telefonit. Tipit i cili nuk ka pasur asgjë në dorë numrin ia kanë dhënë 14 për qind të femrave, ndërkaq “sportistit” 9 për qind.

Sensi për humor

Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast – femrat më me dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.

women-are-more-attracted-to-men-with-these-physical-traits

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme