Ky është makijazhi për pranverë që patjetër duhet ta përdorni

22:30 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Fjalët bëhen të vështira: kemi mësuar të njohim konturimin, për të krijuar hijezime në fytyrë, më pas strobing, dhe tashmë është momenti i “chroming”, një tjetër teknikë makijazhi.

“Chroming” na mëson të krijojmë efekte drite në fytyrën tonë duke i dhënë vlerë linjave, me një avantazh më shumë duke përdorur në mënyra të ndryshme produkte që tashmë janë në çantën tonë të tualeteve.

Sekreti qëndron në përdorimin e një buzëkuqi me ngjyrë perle apo metalike në vend të ruzhit, duke theksuar ndriçimin e tipareve të fytyrës, duke i dhënë vlerë në mënyrë natyrale.

Chroming është një teknike trukimi që vjen direkt nga teknika strobing. Por kjo e fundit është më e komplikuar për të dhënë rezultate për ato që nuk janë eksperte. Ndërsa chroming është më e thjeshtë, sepse mjafton ta aplikosh në pikat e përzgjedhura buzëkquin e përshtatshëm për të patur një efekt drite më intense.

I pari që ka përdorur këtë teknikë është Dominic Skinner, artisti i make up për Mac Cosmetics i cili ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram të një makjazhi të tillë të realizuar pas kuintave të një sfilate. Qëllimi i kësaj teknike është të ketë ndriçim të nuancave metalike, më shumë se sa efektin tipik të strobing.

Gjithë sekreti qëndron në përdorimin e buzëkuqit për të bërë mollëzat, faqet dhe zonat e tjera të fytyrës që duam ti japim ndriçim, me një vel butësie dhe të dukshëm në dritë.

Buzëkuqët më të mirë për realizimin e kësaj teknike janë ata gjysmëtransparent, me efekt ndriçimi. Ngjyrat varen nga shijet personale apo ngjyra e lëkurës, por më të përshtatshëm janë ata me ngjyra perlash apo nude, apo tonet e të bardhës transparente, nga roza tek bezha, por gjithmonë me tone të shndritshme apo lehtësisht metalike./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme