Personaliteti i një personi shprehet në forma të ndryshme, e vajzat shpresojnë të dekodojnë karakterin e një djali që kanë qef duke analizuar postimet në rrjetet sociale, fotot që publikojnë e këngët që shpërndajnë!
Nëse kjo ju duket shumë e vështirë, mjafton të merrni vesh shenjën e tij të horoskopit dhe Living do të ndajë me ju tiparet e veçanta të karakterit, që ai vetë nuk do t’jua thoshte kurrë.
Dashi
Meshkujt e shenjës dash janë shumë spontanë dhe energjikë, por në moment të caktuara janë tepër agresivë, anë kjo që nuk do të dalë që në takimin e parë.
Demi
Demi është një shenjë shumë e qëndrueshme dhe vlerëson pak më teper se duhet gjërat materiale, por deri këtu nuk ka asnjë problem ! Në momentin kur ju i kërkoni të ndryshojë diçka në sjelljen e tij, apo ta bindni në një situatë atëherë do të shikoni fytyrën e vërtetë të një demi kokëfortë.
Binjakët
Binjakët janë të sjellshëm, të komunikueshëm, shoqërohen shumë shpejtë me njerëzit, por kur filloni t’i njihni mirë, pikërisht pika e tyre e fortë shndërrohet në pikën e dobët! Kanë qef thashethemet e flasin shumë për të tjerët pas krahëve!
Gaforrja
Mashkulli i gaforres është shumë i dashur, i dhembshur, i turpshëm, kujdeset për nevojat e partneres së tij. Ohh mrekullia vetë, deri në momentin kur fillon me meloframat e tij dhe luhatjet e humorit nga hiçi.
Luani
Një mashkull luan kërkon jo vetëm vëmendjen e partneres, por të gjithë botës! Luani është shenja më besnike e zodiakut, por që pelqen situatat dramatike, me pak fjalë e bën qimen tra.
Virgjëresha
Meshkujt që i përkasin kësaj shenje janë shumë bujarë dhe ndihmojnë këdo që ka nevojë! Ajo që mund t’ju bezdisë pak tek kjo shenjë është se janë tepër kritikë dhe të dhënë pas detajeve.
Peshorja
Në krahë me një peshore do e keni shumë të lehtë të merrni vendime ! Duket se kjo shenjë është e aftë të balnacojë çdo gjë në jetë, por ajo që nuk shkon me peshoret është se janë pak mëndjelehtë e sipërfaqësorë.
Akrepi
Kjo shenjë është misterioze dhe askush nuk duhet të presë që një akrep t’ju tregojë gjithçka që në takimin e parë ! Nuk mund ta bëni lehtë per vete këtë shenjë, por nëse e arrini, dijeni se kjo është shenja që dashuron më pak ! Nëse e lëndoni do të keni një armik për gjithë jetën.
Shigjetari
Shenja më aventuriere, kureshtare dhe karizmatike ! Pikërisht kjo është dhe pika e dobët, shigjetarët mërziten shpejt në një vend apo me një person.
Bricjapi
Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë prakticitetin para gjithçkaje dhe nuk kanë dëshirë t’i komplikojnë gjërat. Janë me këmbë në tokë dhe dinë mjaft mirë se çfarë përgjegjësish kanë ! Ndonjëherë janë të mërzitshëm sepse nuk guxojnë dhe nuk dalin kurrë nga kornizat!
Ujori
Ujori është një shpirt i lirë! Janë rebelë dhe nuk nënshtrohen dot ! Nëse nuk jeni si ata ,e keni të kotë të krijoni një lidhje dashurie.
Peshqit
Njësoj si gaforrja dhe luani edhe peshqit pëlqejnë situatat dramtike dhe gjithashtu të viktimizohen. Janë tipa të ndjeshëm dhe në mungesë të vëmendjes bëhen shumë grindavecë. /Living
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...