Google ADS

Ky është dallimi ideal në moshë që çiftet duhet të kenë

10:44 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Thonë se dashuria çmim nuk ka. Por a mundet mosha ta kufizojë dashurinë?

Më poshtë keni disa sqarime se pse dallimi i madh në moshë nuk është i mirë.

Hendeku i moshës midis dy njerëzve në një marrëdhënie është zbuluar se ndikon në mënyrë dramatike se sa e suksesshme është ajo marrëdhënie kur bëhet fjalë për martesën, transmeton portali arbresh.info

Kjo është sipas një studimi të gjerë të kryer nga dy profesorë në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin Emory në Atlanta.

Studimi zbuloi se marrëdhëniet që kishin dallime më të mëdha të moshës kishin shpesh normat më të larta të divorcit.

Ju mund të mendoni se kjo vlen vetëm për çiftet që kanë një hendek të madh të moshës, si 10 vjet apo më shumë. Në një masë kjo është e vërtetë.

Çiftet e martuara që kishin një dallim 10-vjeçar kishin 39 për qind më shumë gjasa të divorcoheshin, ndërsa ata me një ndryshim 20-vjeçar kishin 95 për qind gjasa të ndarjes.

Megjithatë, edhe një hendek pesëvjeçar midis individëve ka 18 për qind gjasa të përfundimit të pafavorshëm, gjë që mund të jetë një surprizë për disa.

Në fakt, shansi më i mirë për të patur një martesë të suksesshme është të martohesh me dikë me vetëm 12 muaj diferencë në moshë ndaj teje.

Kjo shifër kishte vetëm 3 për qind të përfundimit të divorcit.

Për shembull, dëshira për seks tek meshkujt kur arrijnë moshën e mesme bie, ndërsa rritet për gratë kur takohen në të njëjtën fazë në jetën e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme