Google ADS

Ky është çaji i vetëm që shkrin dhjamin dhe parandalon aknet

10:34 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Çaji i mentes është një ndër pijet më të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur, por që mbart vlera të shumta panumërta shëndetësore. Gjethet e mentes janë të pasura janë të pasura me vitaminat C, D, E, por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin, si dhe i vijnë në ndihmë organizmit duke trajtuar një sërë problemesh.

  1. Eleminon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës është si një dritë e thyer e makinës, nuk di gjë për të derisa dikush të lajmëron duke të të vënë në siklet. Në gjuhën mjekësore njihet me emrin ‘’halitosis’’ dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë, si: intoleranca ndaj laktozës, dieta e çekuilibruar ushqimore, mungesa e higjienës orale etj. Të lash dhëmbët çdo 5 minuta apo të përtypësh çamçakëz gjithë ditën, nuk është zgjidhja e duhur. Në vend të saj ju rekomandojmë çajin e mentes i cili freskon frymëmarrjen, lufton bakteret dhe mbron mishrat e dhëmbëve.
  2. Përshpejton rënien nga pesha: Për shumë vite kemi besuar se nuk ka asnjë lidhje mes dobësimit dhe konsumit të çajrave specifikë, mes tyre çaji mentes, por studimet e ndryshme kanë provuar krejt të kundërtën. Ky çaj ka në përmbajtjen e tij antioksidantë të fuqishëm që djegin yndyrnat dhe përshpejtojnë metabolizmin. Në qoftë se vuani nga mëlçia e dhjamosur duhet ta bëni menjëherë pjesë të dietës suaj.
  3. Qetëson simptomat e alergjisë ushqimore: Në qoftë se keni ngrënë diçka që ju ka bërë alergji, duhet të përtypni menjëherë disa gjethe mente. Ato përmbajnë acid rosmarinik, një përbërës me veti antiinflamatore shumë të forta që qetëson simptomat e alergjisë ushqimore, asaj sezonale dhe astmës.
  4. Flokë dhe lëkurë më të shëndetshme: Prej shumë vitesh, bima e mentes është kthyer në përbërësin kryesor të industrisë së produkteve kozmetike, sidomos në locionet e trupit dhe flokëve. Ajo përmban veti antiseptike dhe antibakteriale që parandalojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë. Zieni disa gjethe menteje, më pas lënun kullojeni dhe bashkojeni me disa pika vaj esencial bajamesh dhe përdoreni si tonik për fytyrën. Ju mundtë shpëlani gjithashtu flokët me çaj menteje sidomos nëse skalp të irrituar dhe zbokth.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme