Po çfarë është acidi glikolik?
“Acidi Glikolik është një acid alfa hidroksi që derivon nga kallami i sheqerit,” – zbulon Dhaval G. Bhanusali, dermatolog.
Ajo që e ndan atë nga të ngjashmit e acideve laktike dhe salicilike është madhësia e tij e vogël molekulare që e lejon atë të depërtojë thellë në lëkurë për të qëlluar në shenjë ndaj shqetësimeve tuaja të vështira – nëse janë poret e bllokuara, njollat, rrudhat e hershme, tonaliteti i pabarabartë ose struktura e vrazhdë e lëkurës.
Acidi Glikolik e bën lëkurën të shkëlqejë
Një shumëllojshmëri faktorësh, si plakja dhe thatësia, mund të ngadalësojnë procesin natyral të shkëlqimit të lëkurës duke çuar në një plogështi, zbehje dhe mungesë shkëlqimi. Eksfoliantët me bazë acidi glikolik largojnë qelizat e vdekura të lëkurës, por jo në mënyrën që mund të mendoni.
Ndryshe nga skrubet e ashpra, ata funksionojnë butësisht duke shpërbërë një “zam” që i bën qelizat e vjetra të lëkurës të rrinë në epidermë, duke “nxjerrë në shesh” lëkurën rrezatuese e të ndritshme.
Acidi Glikolik rafinon poret
Acidi Glikolik ndihmon në heqjen, përsosjen dhe zvogëlimin e shfaqjes së poreve të zmadhuara duke shpërbërë makijazhin, papastërtinë dhe vajin e tepërt.
Pas pastrimit të fytyrës në mbrëmje, njomni një tampon pambuku në një toner që përmban acid glikolik, duke e përdorur për fytyrën tuaj.
Acidi Glikolik zbeh njollat
Ëndërroni një fytyrë më të pastër dhe me një tonalitet të përafërt në të gjithë fytyrën, pa njolla ? Duke qenë se acidi glikolik largon shtresën më të jashtme të lëkurës, mund të ndihmojë në zbehjen dhe madje zhdukjen e pigmentimit, njollave kafe dhe melasmës.
Acidi Glikolik përmirëson strukturën
Thuajini lamtumirë vrazhdësisë në fytyrë!
Acidi Glikolik funksionon për mrekulli në zbutjen e lëkurës. Ky eksfoliant kimik rrit qarkullimin qelizor për të rishfaqur dhe ristrukturuar lëkurën, duke e lënë atë dukshëm më të butë dhe më të lëmuar.
Acidi Glikolik trajton aknet
Acidi Glikolik është një nga përbërësit bazë që duhet të jetë pjesë e arsenalit tuaj të bukurisë.
Jo vetëm që depërton thellë në lëkurë për të trajtuar çrregullimet cistike dhe shpërthimet e lëkurës, por ndihmon në rritjen e qarkullimit të qelizave, përshpejton shërimin dhe zbeh plagët e akneve.
Acidi Glikolik lufton shenjat e plakjes
Dëshironi ta ktheni kohën mbrapa në pamjen tuaj? Ka një arsye pse acidi glikolik përdoret kaq shumë në pastrimet profesionale të lëkurës dhe në kaq shumë produkte anti-plakje.
Veçanërisht, sepse stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, çelësat e lëkurës solide dhe rinore.
Sugjerohet përdorimi i produkteve me acid glikolik çdo javë, për të përmirësuar tonalitetin, për rinovimin e lëkurës dhe për të luftuar rrudhat e hershme të lehta.
Kini parasysh se këto produkte vijnë me efekte anësore, duke përfshirë rritjen e ndjeshmërisë ndaj diellit, kështu që është e domosdoshme të përdorni krem mbrojtës ndaj diellit çdo ditë.
Acidi Glycolic ndihmon me keratosis pilaris
Është gjithashtu një produkt i shkëlqyeshëm për keratosis pilaris, shpesh i referuar si “lëkurë pule”, ato gungat e bezdisshme që kruhen, që gjenden në shpinë të krahëve.
Në vend që të përdorni një pastrues gërryes, provoni të aplikoni një locion me acid glikolik, para gjumit. Kjo do të ndihmojë në zbërthimin e poreve dhe shpërbërjen e lëkurës së thatë pa acarim.
Acidi Glikolik parandalon rritjen e qimeve nën lëkurë
Rritja e qimeve nën lëkurë – ato gunga të shëmtuara të kuqe që shfaqen në zonën e sqetullës dhe zonës së bikinit – ndodhin kur një qime rritet poshtë nën lëkurë në vend që të dalë jashtë.
Ndërsa është e mundur për të trajtuar qimet e rritura nën lëkurë në shtëpi, ngacmimi dhe heqja me një piskatore nuk është një zgjidhje. Mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg është parandalimi i tyre fillimisht.
Dhe për këtë, acidi glikolik ju vjen në ndihmë, duke pastruar qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke penguar formimin e qimeve nën lëkurë në të ardhmen.
Acidi Glikolik mund të përdoret nga të gjithë
Një nga gjërat më të mira në lidhje me acidin glikolik – përveç përfitimeve të panumërta – është se të gjithë mund ta përdorin atë, pavarësisht nga mosha, lloji i lëkurës (madje edhe lëkurat e ndjeshme) dhe tonaliteti.
Plus, është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes më gji.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë