Në mars të vitit 2015, Josephine P. nga Gjermania u zhduk kur ishte vetëm 14-vjeç dhe që nga ajo kohë dyshohej se në zhdukjen e saj ishte përfshirë edhe xhaxhai i vajzës, 46-vjeçari Gerrit H.
Në të vërtetë, Josephine dhe Gerrit udhëtuan për 5 javë nëpër Europë, derisa sa u zbuluan në një supermarket në qytetin bregdetar të Sérignan në jug të Francës, transmeton portali arbresh.info
Atë kohë Josephine u kthye të prindërit e saj dhe dukej se çështja përfundoi…por nuk ndodhi ashtu.
Ditët e fundit opinioni gjerman është tronditur, pasi është zbuluar se pas tre vitesh nga ikja spektakolare, Josephine dhe Gerri jetojnë së bashku si një çift i dashuruar.
Në ndërkohë Gerri divorcoi gruan e tij, kështuqë nuk ka pengesa ligjore që të ketë lidheje me Josephinën.
Familja e vajzës kanë dyshuar se vajza është e sëmurë mendërisht, prandaj kanë kërkuar që ajo të vendoset në një klinikë psikiatrike. Megjithatë, gjykata ka theksuar se vajza është në gjendje të mirë mentale.
Në një intervistë për RTL, ajo ka sqaruar se kishte lindur dashuria me xhaxhain e saj.
“Doja intimitet me të, sepse unë kisha ndjenja për të”, tha ajo.
Xhaxhai i saj në fillim kishte refuzuar që të prekte vajzën, pasi nuk dëshironte që t’i shkatërrohej familja, por më pas i është lëshuar “dashurisë” dhe ka hequr dorë nga familja e tij.
“Ne jemi të lindur për njëri-tjetrin, jemi të lumtur. Ne kemi në plan që të martohemi dhe të udhëtojmë drejt Karaibeve gjatë vitit të ardhshëm”, tha ajo për RTL./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...