Kuzhinieri italian zbulon sekretin e vetëm të salcës Bolonjeze

12:17 | 29 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Stefano Cila, një kuzhinier i famshëm italian, ka zbuluar se ekziston vetëm një recetë e saktë për përgatitjen e salcës së Bolonjeze, e cila do t’i jepte shumë shije pastës suaj, transmeton portal arbresh.info

Ju nevoiten:

1 kg mishi bluar
1 qepë
1 karrotë
100 gr selino
1 lugë e vogël rozmarinë
1 kg domate të bluara
100 ml vaj ulliri
200 ml verë të kuqe

Përgatitja:

Sipas kuzhinierit italian, kjo salcë duhet të gatuhen për rreth 3 orë e gjysëmë në mënyrë që të arrijë shijen e duhur. Prisni perimet në kubikë të vegjël, dhe më pas vendoseni në tenxhere në të cilën më parë keni ngrohur vajin e ullirit. Shtoni një degë rozmarine dhe gatuajeni në nxehtësi mesatare për rreth 5 minuta. Pastaj shtoni mishin, kripën dhe piperin, vendoseni në nxehtësi të lartë dhe gatuajeni, duke e trazuar herë pas here.
Kur mishi të marrë ngjyrë, hiqni rozmarinën (nëse keni përdorur degë), shtoni verë të kuqe dhe lini alkoolin të avullojë. Pas kësaj, vendosni domatet e bluara, dhe pastaj gatuajini në nxehtësi të ulët – tre orë e 30 minuta. Përzeni mirë për 15 minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme