Google ADS

Kuzhinieri i gruas së Emmanuel Macron zbulon sekretin e dietës së saj

23:39 | 5 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kuzhinieri në Pallatin Elysee thotë se Brigitte Macron konsumon rreth 10 fruta dhe perime në ditë për të qëndruar në formë.

Përderisa, Brigitte Macron preferon dietat sezonale dhe të shëndetshme, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron preferon kordon bleu, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, kuzhinieri që ka punuar për katër Presidentë të Francës, ka theksuar se gatuan gjithnjë duke u bazuar në recetat franceze.

“Ne shërbejmë vetëm produkte franceze në tryezën e presidentit. Natyrisht kafja nuk është franceze, por peshqit, mishi, frutat dhe perimet vijnë nga territori i Francës”, tha Guillaume Gomez.

Ai ka shtuar se pothujase në të gjitha ushqimet përdor rozmarinë, e cila rritet në kopshtet e pallatit, ndërsa ka theksuar se rreth gjysma e përbërësve të tij janë organikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme