Sipas një studimi të kryer së fundmi mbi marrëdhëniet dhe martesat, është gjetur se kuzhina është vendi magjik që mund të shpëtojë një martesë, ose një marrëdhenië.
Rreth 98 përqind e të të anketurve mendojnë se komunikimi është përbërësi themelor për çdo martese, dhe se gatimi së bashku është një mënyrë e shkëlqyeshme për të inkurajuar komunikimin, transmeton portal arbresh.info
Deri 87 përqind e të anketuarve thanë se besojnë se gatimi është një nga aktivitetet më të mira me të cilat çiftet mund të forcojnë marrëdhëniet e tyre.
Rreth 56 përqind e të të anketuarve thonë se gatimi është terapia më e mirë për ta, ndërsa 30 përqind thanë se vakti që gatuajnë së bashku është më i mirë se seksi.
Shumë nga të anketuarit pranojnë se ata përpiqen që të joshin partnerin/partneren e tyre duke treguar aftësitë e tyre në kuzhinë.
Sidoqoftë, nëse nuk jeni një kuzhinier i mirë, mos u shqetësoni, sepse kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është e dënuar. Ekspertët shpjegojnë se komunikimi midis partnerëve është çelësi për të gatuar së bashku. Prandaj, përqafoni partnerin tuaj dhe flisni me të në kuzhinë sa herë që mundeni./arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...