Nëse keni lëkurë të tharë apo flokë pa shkëlqim të cilat thyhen dhe bien, zgjidhja më e mirë për ju sigurisht është ky ushqim i cili me intenzitet të njejtë i kuron zorrët tuaja, enët e gjakut dhe nervat.
Couscous (kuskus), i njohur si brumishte më e vogël në botë, është ushqim tradicional prej gruri i fisit berber. Në Marok, Tunis, Algjeri, Libi dhe Mauritani bën pjesë në ushqimet kryesore, madje e shërbejnë edhe në Sicili si ushqim tradicional me peshk. Në varësi prej shtetit ku shërbehet, ka edhe disa emra interesant të pranueshëm si seksu apo kesksu, kurse është zgjedhur edhe si ushqimi i tretë më i preferuar i Francezëve për shkak të vizitorëve të vendeve të Afrikës Veriore. Megjithatë, adhuruesit e këtij ushqimi interesant nuk është se duhet të janë vizitorë vetëm të vendeve të Magrebit, sepse kuskusi në botën moderne mund të gjendet në pothuajse të gjitha supermarketet, i përgatitur paraprakisht dhe i gatshëm për tu zier. Ka shije neutrale ashtuqë e përziejnë edhe me përbërës të njelmët edhe me të ëmbël, edhe pse zakonisht shërbehet me mish dhe peshk.
Përgatitja tradicionale
Kuskusi bëhet nga bluarja dhe formëzimi i bollgurit (seminola), një lloj gruri durum, i cili pas këtij procesi, së pari laget me ujë dhe pastaj me lëvizje të lehta shtohet mielli. Pas përzierjes kjo masë është e nevojshme të formëzohet me duar, duke e rrokullisur në toptha. Topthat duhet të siten (shoshiten) dhe ziejnë në avull. Kur kokërrzat janë të njomura, si fjolla dhe të lehta, kuskusi konsiderohet i zier në mënyrë të përkryer. Me modernizimin e teknologjisë ushqimore prodhimi është thjeshtësuar ashtuqë në këtë mënyrë natyrore, tradicionale shumë rrallë përgatitet.
Thesarë vitaminash dhe mineralesh
Ky ushqim është i pasur me vitamina B-kompleks të cilët janë, përveç tjerash, të domosdoshëm për vitalitetin e funksionit të trurit, ruajtjen e energjisë dhe imunitetit. Përmbanë edhe minerale, si selen, kalcium, magnez, hekur, bakër, zink, fosfor dhe mangan. Është plot proteina, kështu që nxitë shpërbërjen e enzimeve, stabilizimin e sheqerit në gjak, kurse ndihmon edhe në shërimin e plagëve dhe rritjes dhe zhvillimit të duhur. Me konsumimin e rregullt të kuskus do të keni më shumë energji, do ti forconi muskujt dhe siguroni funksionimin normal të zorrëve dhe gjëndrrave të veshkëve.
Mbrojtës i nervave
Falë kalciumit dhe selenit, kuskus përmirëson sekretimin e insulinës nga pankreasi, përshpejton metabolizmin, rregullon presionin e gjakut, parandalon goditjen në tru, rregullon rrahjet e zemrës, kursen nervat dhe kështu detoksikon trupin.
Është i pasur me fibra që japin ndjenjën e ngopjes, eliminojnë toksinat nga gjaku dhe rregullojnë tretjen dhe është ideal për dietë. Gjithashtu, ka vlera kalorike të ulëta dhe detoksikon organizmin.
Një aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt
Një gotë kuskus përmbanë përqindje shumë të vogël të yndyrnave dhe vetëm 175 kalori. Është i pasur me fibra, që japin ndjenjën e ngopjes, eliminojnë toksinat nga gjaku dhe rregullojnë tretjen. Konsumimi i rregullt i kuskus rregullon problemet e krijuara nga hemoroidet dhe ulkusit në lukth. Pengon formimin e tumorit në mitrë, zorrë të trashë dhe vezore.
Për lëkurë të butë dhe flokë të ndritshme
Kuskus është i pasur me zink ashtuqë e pastron me sukses lëkurën, duke e bërë të ndritshme, pa pikla, pa njolla të zeza dhe lëndime tjera, kurse ndihmon edhe në përshpejtimin e shërimit të tyre. Me vetëm disa ngrënie të këtij ushqimi i siguron trupit mbrojtje nga puçrrat, skuqjet dhe tharjen e lëkurës, flokë të dëmtuara dhe thonj të brishtë.
Sallatë vegjetariane me kuskus
Përbërësit:
Përgatitja
Zhyteni një gotë kuskus në dy gota ujë. Pasi të qëndrojë rreth 10 minuta, e kulloni dhe është i gatshëm për përdorim. Në ndërkohë, i pritni të gjitha perimet në katrorë dhe i përzieni me kuskusin e përgatitur. Në fund i shtoni erëzat – pak kripë, pak piper, spec djegës, qimnon, një grusht majdanoz dhe një lugë çaji vaj susami. E tërë këtë e spërkatni me lëngun e një limoni. Masën e përzieni mirë para shërbimit.
Kuskus me kërpudha, shegë, vaj ulliri dhe majdanoz
Përbërësit:
Përgatitja
Shtoni kuskusit gjashtë gota ujë të kripur dhe e leni disa minuta të qëndrojë. Në ndërkohë, i preni kërpudhat dhe i fërgoni në zjarr të ulët deri sa të avullohet i tërë uji. Kur të ftohen, i përzieni me kuskusin e parapërgatitur, majdanozin e grirë, pak vaj ulliri dhe farat e nxjerra paraprakisht nga të dy shegat. Para shërbimit duhet ta përzieni mirë këtë masë, dhe nëse ka nevojë, të shtoni sipas dëshirës pak kripë, piper, spec djegës apo erëza tjera./femra.net/
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë