Të pish me “modën” e re, është e ndaluar në të gjitha vendet publike: përpos arrestit, turistët janë të detyruar të paguajnë një shumë prej 160 dollarësh: alarm nga operatorët turistikë
Mendonit që ishte më pak e dëmshme? Kujdes me “cigaret elektronike”. Në Tajlandë janë të ndaluara këto cigare dhe ‘vaporizerët’ e nikotinës: jo vetëm në lokale publike dhe private, por edhe jashtë.
Pak ditë më parë në Bangkok, nipi i një agjenti udhëtimesh në Britani u ndalua dhe u kërcënua të mbyllet në një qeli, sepse nuk ishte në dijeni të ndalimit, tregon siti “Asian Correspondent”. Gjithashtu e përditshmja popullore, “The Sun”, paralajmëron: “Minimumi që mund të na ndodhë është një gjobë e kripur dhe sekuestrimi i pajisjeve të cigareve elektronike”.
Ligji (i keqkuptuar) i 2014
Pat Waterton ka treguar që djali me pushime në Tailandë, ka qenë i detyruar të paguajë një shumë prej 5.300 bath, rreth 160 dollarë: – më ka thirrur motra ime dhe më ka thënë që e kishin arrestuar, pastaj policia i ka shpjeguar që rrezikonte burgun. Unë siguroj udhëtime turistike në Tajlandë dhe nga tani e tutje sigurisht do t’i lajmëroj të gjithë klientët e mi”.
Nga ky episod, alarmi është përhapur nëpërmjet operatorëve të turit europian, që tani janë duke lajmëruar udhëtarët që nisen për Bangkok. Që nga 2014, Tajlanda ka ndaluar importimin dhe eksportimin e cigareve elektronike, por deri në këtë vit nuk ishin verifikuar incidente të tilla: në shkurt 2017 janë raportet e para të disa turistëve, që në TripAdvisor kërkonin sqarime. Në këtë epokë, policët e tajlandezë, nuk kishin akoma një direktivë të saktë, dhe shpesh, pasi i kishin ndaluar turistët, i lëshonin të iknin pa i gjobitur. Kjo varej nga fakti që ligji i 2014 u ratifikua vetëm në shkurt të 2017.
E ndaluar edhe në Kamboxhia dhe Vietnam
Qeveria ka ndaluar edhe shitjen edhe të pajisjeve me avull, por fillimisht ishte menduar që normativa ndalonte vetëm importimin e pajisjeve elektronike për pirjen e duhanit. Por tani është e qartë, shkruan The Indipendent, që të huajt që pinë cigare elektronike në Tajlandë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.
Turistë të shumtë britanikë, janë dënuar me ashpërsi nga drejtësia Tajlandeze, por për momentin do ta mbyllnin arrestimin me një gjobë financiare. Në sitin e një nga konsullatave të Tailandës, në Itali (Torino), ndalimi i pirjes së cigares elektronike, është evidentuar në kapitullin “Këshilla të dobishme” për turistët. Por kujdes, gjobë dhe burg rrezikoni edhe me cigare tradicionale (është e ndaluar të pish duhan në vendet publike si bare, restorante, qendra biznesi, mjetet e transportit, stadiume, por edhe në tregje dhe parqe që të jetë ajri i pastër….gjobë 2000 baht për ata që pinë duhan në zonën që është i ndaluar dhe gjobë 20000 bath për titullarin e qendrës së biznesit, ku zbulohet shkelja”), është i ndaluar edhe në aeroportet dhe në zonën e ‘Sky Train’. Në rrugë është e lejueshme të pish, por në qoftë se hidhni filtrat në tokë, mund të gjobiteni nga 500 deri në 2000 bath. Tajlanda nuk është e vetmja që ndalon cigaret elektronike: importi i tyre ka dalë jashtë ligjit edhe në Brunei, Kamboxhia, Indonezi, Vietnam dhe Singapor.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...