Të kërkuarit falje është veprim shumë i shëndetshëm, por duhet të dini edhe ky gjest ka një kufi.
Vjen një moment që nuk duhet të kërkoni falje që gjëra që ju bëni, transmeton portali arbresh.info
Sado që është e shëndetshme, ju duhet të dini se kur është mjaft.
Mos lejoni që të tjerët të keqpërdorin kërkim faljen tuaj, prandaj thuani mjaft kërkim faljes në këto veprime.
Fundi i një gjeje
Nëse fundi i një marrëdhënie, i një pune, ose një veprimi tuaj të stuhishëm ju jep të drejtë, atëherë nuk ken ipse kërkoni falje. Nuk është nevoja që të ndiheni fajtorë për një gjë që keni të drejtë.
Bërja e një gabimi
Në fund të një marrëdhënie, gjithmonë del dikush që thotë: “Unë të thashë se ai /ajo nuk bëjnë për ju” dhe në mënyrë instiktive ju do të përgjigjeni: “E di, të kërkoj falje që s’të dëgjova”. E vërteta është se ju nuk keni arsye për të kërkuar falje. Ju jeni një potencial që ato nuk e kanë, prandaj edhe merrni mbi supe një gabim.
Se si i shpenzoni paratë
Shumë njerëz besojnë se kanë të drejtë që të gjykojnë të tjetër mbi shpenzimin e parave. Por, paratë tuaja janë të tuat, gjithnjë nëse i keni fituar vetë. Nëse të tjerët ju gjykojnë, mos kërkoni falje, vetëm u thoni që “nuk është puna e tyre”.
Kur i jepni përparësi vetes
Jo të gjithë në jetën tonë na duan të mirën. Dhe pa marrë parasysh se sa mirëdashës mund të jesh, gjithmonë duhet të keni limitet. Nëse ata kalojnë limitet, pse duhet të kërkoni falje? Kjo nuk ju bën aspak të keq. Rëndësi jepni vetes dhe më pas tjerëve.
Të qenit vunerable
Cenueshmëria është diçka me të cilën të gjithë duhet të merremi. Injorimi i cenueshmërisë brenda jush dhe ndërtimi i mureve rreth së vërtetës e bën situatën tuaj më të keqe, duke dëmtuar rritjen tuaj mentale dhe emocionale. Kur shikoni se dikush po ju cënon, ia thoni dhe vazhdoni tutje pa kërkuar falje.
Mbrojtja e vetes
Kur të tjerët na trajtonë keq, ata presin që ne t’i trajtojmë me mirësi dhe respektin dhe u kemi dhënë gjithmonë. Por nëse veproni kështu, atëhere jeni duke e lënë veten pas dore. Mbrojeni veten dhe rrini larg njerëzve që ju kanë shkaktuar mërzi.
Që jeni të sinqertë
Një gjë për të cilën nuk duhet të kërkoni kurrë falje është sinqeriteti. Do të ketë shumë raste që ju mund të përballeni me gjëra të pavërteta, që mund të ju lëndojnë, por ju gjithnjë duhet të rrini kokëlartë për ndjenjat dhe e mendimet e tuaja të vërteta. Mos kërkoni falje nëse gjërat i thoni ashtu si i mendoni./arbresh.info/
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...