Kur lindim, prindërit tanë bëhen të gjitha çfarë kemi në këtë botë. Ne nuk do të ishim ata që jemi sot po të mos ishin prindërit tanë.
Prindërit tanë janë personat të cilëve u drejtohemi për mbështetje dhe ndihmë, ndërsa ata sigurohen të na bëjnë të ndjehemi të sigurt gjatë gjithë kohës.
Këta njerëz të cilët i thërrasim Mami dhe Babi janë krijuesit tonë, gardianët dhe mbrojtësit tanë. Nuk ka gjë që këta dy persona nuk mund ta bëjnë dhe në sytë e fëmijëve janë heronj të vërtetë!
Çdo gjë që e bën një prind dhe mënyra se si e bën bëhet pjesë e rëndësishme e psikologjisë së fëmijës së tij. Mënyra se si ju flisni me fëmijët bëhet zëri tyre i brendshëm – u tregon atyre çfarë është drejt e çfarë gabim.
Nëse ndonjëherë jeni të zemëruar dhe të ftohët me fëmijët tuaj, keni parasysh se këto gjëra ata do t’i bartin me vete edhe kur të rriten dhe do ta përsërisin të njëjtën gjë me fëmijët e tyre.
Nëse jeni të shoqërueshëm dhe motivues për fëmijët tuaj, këto do të bëhen zëri i tyre i brendshëm dhe jeta e tyre padyshim se do të jetë më e mirë.
Prandaj, më poshtë e keni një listë të gjërave që asnjëherë nuk duhet t’ua thoni fëmijëve, pavarësisht se çfarë kanë bërë apo sa të zemëruar jeni:
“Boll qave më! Ndalu!”
Edhe nëse nuk ka ndonjë arsye të fortë se përse fëmija juaj po qan, mos e bëni atë të ndjehet budalla. Fëmijët nuk mund t’i kontrollojnë emocionet dhe meritojnë ta kenë të lejuar të ndjehen siç duan vetë.
“Jam i zhgënjyer me ty”
Prindërit ua thonë këtë fëmijëve kur futen në telashe, por faktikisht është më mirë që kur fëmija juaj të bëjë diçka të gabuar ta ndihmoni ta gjejë rrugën e duhur dhe të mos e lini të mendojë se është një zhgënjim për të gjithë personat e afërm.
“Unë bëj gjithçka për ty…”
Është fëmija juaj, prandaj është normale që të bëni gjithçka për të. Këtë gjë nuk duhet ta përdorni si ‘mjet’ kundër tyre, pasi që nuk ka qenë zgjedhje e tyre që të lindin. Ata nuk janë problemi se përse ju bëni gjithçka për ta.
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...