Vera karakterizohet me plazhin. Është periudha kur njerëzit shfrytëzojnë të mirat e ujit dhe zallit duke kaluar pushimet buzë detit.
Për të kaluar sa më mirë, është e rëndësishme të dihet se çfarë të merret me vete e çfarë jo.
Poshtë mund t’i gjeni disa gjëra që nuk duhet t’i merrni me vete në plazh.
Pajisjet elektronike
Merrni me vete vetëm pajisjet elektronike që janë rezistente ndaj ujit. Edhe nëse e merrni telefonin, aparatin apo tabletin tuaj, sigurohuni të keni me vete një çantë të thatë që ato të mos kenë kontakt me ujin apo zallin.
Ushqimet që i tërheqin bletët
Lërini ushqimet e ëmbla në shtëpi ose kur t’i merrni në plazh futini ato në një frigoriferin tuaj të vogël. Bletët shkojnë pas ëmbëlsirave, kështu që, nëse keni vendosur të hani ëmbël, dijeni se do të keni “mysafirë”.
Çizmet ose atletet
Ato nuk janë të nevojshme në një ditë të nxehtë plazhi. Shkoni zbathur ose me sandale.
Gjërat me vlerë
Mbyllini gjërat tuaja me vlerë në veturë apo lërini në shtëpi. Në këtë mënyrë ju nuk do të brengoseni gjatë gjithë kohës nëse do t’i humbisni ato.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...