Tekste dhe emisione mbi kujdesin dhe bukurinë ka gjithnjë e më shumë!
Si duket të gjithë jemi të preokupuar me dukjen tonë, andaj çdo këshillë të cilën e dëgjojmë e shënojnë diku në mendjen tonë dhe presin të na jepet rasti i parë për ta provuar.
Mirëpo disa nga këshillat të cilat i keni dëgjuar nga miket apo jua ka treguar gjyshja nuk bën t’i aplikoni!
Ne të gjitha femrat kujdesemi për lëkurën e fytyrës, por jo çdoherë arrijmë të kemi rezultate të dëshiruara, Janë disa gjëra të cilat asnjëherë nuk guxojmë t’i përdorim për fytyrë, transmeton Telegrafi.
Majoneza
Ky përbërës është e pranishme në shumë maska për flokë, sepse hidraton flokët tuaja. Por nuk guxoni ta përdorni për lëkurën tuaj. Majoneza përmban shumë acid dhe mbyll poret e lëkurës duke mos e lejuar të marrë frymë.
Deodoranti
Vetëm për shkak që nën sqetullat tuaja i mbron nga djersitja, kjo nuk do të thotë që me deodorant mund të spërkatet edhe fytyra juaj me shpresën që nuk do të lejojë që të djersijë edhe si pasojë të shkatërroj dhe grimin.
Shamponët
Të fabrikuara që të pastrojnë dhe të mbajnë mirë flokët tuaja, shamponët nuk janë të bërë për molekulat e ndjeshme të lëkurës tuaj. Dhe nëse fytyrën e pastroni me shampon të flokëve do të përfundoni me një fytyrë të thatë dhe të qarë.
Serumi i flokëve
Vetëm për shkak që përmbajnë fjalën serum në përmbajtje, kjo nuk do të thotë se është i njëjti lloj serumi që lëkura jote mund ta përballojë. Plus, një pjesë e madhe e tyre përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës tuaj.
Sprej për flokë
Mund të keni dëgjuar diku që sprej për flokë ndihmon që grimi juaj të qëndroj sa më gjatë dhe në gjendje të mirë, por ju kurrë nuk do duhej që ta vendosni atë në fytyrën tuaj, sepse ai përmban llaçe dhe alkool që do ta thanin tonin e lëkurës tuaj, duke bërë që ju të dukeni më të vjetra. Përveç kësaj llaku i flokëve përmban substanca kimike që mund ta irritojë lëkurën tuaj, ta skuqë dhe ta bëjë me gunga.
Ngjyra e flokëve
Ngjyrat e flokëve mund të jenë shumë irrituese për lëkurën në zonën rreth syve dhe mund të shkaktoj djegie të syve dhe lot.
Kremi për lëkurën e trupit
Kremi për lëkurën e trupit, nuk duhet të përdoret për lëkurën e fytyrës, sepse ata zakonisht janë më të trashë dhe përmbajnë aroma që mund ta irritojnë lëkurën e fytyrës. Ju duhet gjithmonë të përdorni diçka të butë dhe delikate për fytyrën. Kremrat për lëkurën e trupit janë për ta hidratuar atë (për ta mbushur me lagështi) dhe nuk mund të plotësojnë nevojat e lëkurës së fytyrës (siç është anti-plakja).
Kremi për këmbë
Këto kremra kanë shumë përbërës, janë të trashë dhe shumë ngjitës për lëkurën e fytyrës, kanë shumë kimikate që ju asnjëherë nuk do donit t’i vendosni në fytyrën tuaj.
Llaku për thonj
Llaku për thonj përmban molekulë akrile që do ta thajë lëkurën nga jashtë. Pra, nëse jeni duke pikturuar fytyrën tuaj, bëjeni këtë me ngjyra që janë të fabrikuara për ngjyrosje të fytyrës.
Acidi acetik (Uthulla)
Ju mund ta aplikoni uthullën në fytyrë si tonifikues, por më mirë është që të përdorni tonifikues që ka përmbajtjen e duhur për fytyrën tuaj. Uthulla me kalimin e kohës e humbet ujin dhe bëhet edhe më e fortë dhe nëse e përdorni në fytyrë mund ta irritoj shumë, madje deri në djegie nëse ka shumë kohë që uthullën e keni në shtëpi.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%