Në rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikologu për ta përballuar me sukses situatën.
Sindroma e MairetKush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin.
Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje.Sindroma e OtellosAta që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton.
Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur. Asnjë dëshmi pafajësie e partnerit nuk ia heq këtë bindje.
I kërkon vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.Xhelozia obsesiveNdryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet. E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...