Kur të mësoni çfarë po i bëni vetes me ato qerpikët fallco, as do e çoni më nëpër mend t’i bëni

01:05 | 2 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Zgjatja e qerpikëve në mënyrë artificiale, tashmë është shndërruar në një proces estetik që mund të kryhet nga gjithkush që ka një ‘karton’ trajnimi 1, 3 apo gjashtë mujor !

Duket se çdo parukeri e specializuar apo jo, ofron trajtime të tilla, sikur kemi të bëjmë me diçka shumë të lehtë. Në fund të fundit të shumta janë vajzat që mendojnë se qerpikët fallco, janë thjesht ‘shtesa’ qerpikësh që pas disa javësh do të bien dhe nuk dëmtojnë as qerpikët origjinale e as syrin! Por kur ta mësoni se çfarë po i bëni vetes, as do e çoni ndër mend t’i bëni.

Ekspertët e shëndetit kanë filluar të paralajmërojnë gratë se zgjatjet e qerpikëve nuk janë të sigurta. Në fakt, ju ekspozoni vetem edhe më shumë ndaj rreziqeve shëndetësore gjatë procedurës. Sipas dermatologëve, ngjitësit e përdorur nga sallonet e pacertifikuara janë problemi më i madh !

Këto ngjitëse mund të shkaktojnë disa probleme, duke përfshirë:

Reaksion alergjik, infeksion, rënie të qerpikëve natyral etj.

Syri juaj, veçanërisht kornea, është mjaft delikate. Kur e ekspozoni ndaj kimikateve, mund të përjetoni djegie, kruarje dhe infektim të syrit. POR edhe nëse nuk jeni alergjikë ndaj ngjitësit (ose më saktë përbërësit formaldehid) prapëseprapë mund të vuani nga një infeksion i quajtur madarosis. Kur keni madarosis, qerpikët tuaj (ndonjëherë edhe vetullat) bien.

Përveç problemeve të mësipërme, ka edhe probleme të tjera që lidhen me procedurat e zgjatjes së qerpikëve, të cilat përfshijnë:

Më shumë Baktere: Qimet fallco që në shumicën e rasteve janë sintetike mund të grumbullojnë bakteret e dëmshme, përgjegjëse për infeksionet e syrit.

Alopecia: Vendosja e shpeshtë e qerpikëve fallco rrit rrezikun për të zhvilluar alopeci. Kjo është një gjendje në të cilën flokët tuaj natyralë, përfshirë këtu edhe qerpikët, bien për shkak të tensionit në boshtin e rrënjës së qimes.

Folikul e dëmtuar : kimikatet e gjendura tek ngjitësit mund të dëmtojnë në nivel qelizor rrënjët e qerpikëve duke ngadalësuar rritjen e tyre.

Megjithatë duhet të dini se vendosja e qerpikëve fallco nga një profesionist i licencuar nuk përbën aq rrezikshmëri, kur kjo procedurë kryhet nga njerëz pa përvojë dhe pa specializimin e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme