Higjenizuesi për duart gjithmonë në çantë, shtëpia që mban erë të mirë, dysheme të lara dhe të shkëlqyeshme, pra përdorimi i çdo detergjenti të mundshëm.
Fanatikët e pastërtisë me çdo kosto janë shumë, por megjithatë ky nuk është një zakon virtuoz sa mendohet. Një studim i publikuar në britaniken New Scientist thotë se ekziston edhe “pastërti e pastër” që reflektohet në mënyra të ndryshme. Sipas studimit të jetosh në një ambient në kufijtë e mungesës së mikrobeve është e dëmshme për sistemin tonë imunitar, dhe sidomos për fëmijët që duhet të mësohen se si të reagojnë në mënyrë të drejtë ndaj stimulimeve të jashtme.
Fëmijët e prindërve mikrofobë, që pastrojnë çdo gjë të mundshme që ndodhet përreth fëmijës, kanë mundësinë që sistemi i tyre imunitar të përgjigjet në mënyrë anormale edhe ndaj substancave që për të tjerët janë normale, duke rritur kështu mundësinë e zhvillimit të alergjive.
“Nuk bëhet fjalë të jetosh në pisllëk, por që të lësh fëmijët të kenë kontakt me mikrobet, duke u bërë pis gjatë lojës, apo duke qëndruar në qiell të hapur”, thotë Angelo Vacca, imunolog.
Por megjithatë dhe për të rriturit nuk është mirë ta ekzagjerosh. “Të jesh maniak p astërtisë, ai që lan duart me higjenizues, kalimi gjithmonë i alkoolit në të gjitha sipërfaqet e mundshme të krijon një farë “zbulese imunitare”, dhe ekziston rreziku i mungesës së mbrojtjes së fuqishme për të përballur bakteret dhe viruset agresive, por mund të bëhemi më të ndjeshëm dhe të kemi infeksione”, thotë më tej Vacca.
Studimi i New Scientist thotë se përdorimi i tepërt i produkteve që përmban antibakteriale rrit rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve. Duke i sulmuar mikrobet ndryshojnë duke u bërë më rezistent dhe më pas më e vështirë për ti luftuar.
Por përjashtim nga ky rregull i të qënit maniak i pastërtitë, bën kuzhina. Tavolina e punës, dhe lavamani duhet të lahen çdo ditë me produkte me bazë alkoolin. Kjo për faktin se pas gatimit ka përqëndrim më të madh të mikrobeve. Për më tepër edhe sungjeri që lan enët duhet ndërruar apo higjenizuar shpesh, pasi është një “bombë” e vogël e mikrobeve.
Një këshillë, zgjidhni detergjentë me përbërje natyrale.
/ Top Channel
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin