Kur partneri juaj i thotë këto, lidhja ka marrë fund

10:45 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Janë shumë fraza që nuk do të dëshironit që t’i thojë partneri juaj.

Por, në një artikull në Business Insider është publikuar një listë me shtatë fraza që nëse i përdorni ju apo partneri juaj, atëherë është koha për t’i dhënë fund lidhjes tuaj.

Kurrë nuk do të të lë në lloç” – “Partnerët do ta zhgënjejnë njëri-tjetrin sepse jemi njerëz dhe kjo ndodh. Shpesh, lëndimi është i paqëllimshëm dhe ndodh nga zemërimi. Rrini larg premtimeve dramatike dhe kjo do t’ju japë hapësirë që të jeni një person më real në lidhjen tuaj”, tha terapistja Karol Ward për Business Insider.

“Je shumë emocionale” – nëse partneri ua thotë këtë gjë atëherë ata po ju thonë që nuk do të ju dëgjojnë tek flisni me pasion për diçka dhe ta zhvlerësojnë atë nëse nuk e pëlqejnë mënyrën se e thoni”.

“Do ta ndal pijen, bixhozin, për ty” – ata duhet të heqin dorë nga këto vese përjetësisht dhe jo për hir të një personi apo lidhjeje pasi që jo çdo lidhje zgjat.

“Është ose unë ose…” – ultimatumet janë ekstreme dhe duhet përdorur vetëm në rrethana ekstreme. Por nëse kjo përdoret shpesh atëherë mund të jetë shenjë e një lidhjeje të pashëndetshme ku partneri juaj dëshiron që t’ju kontrollojë.

“Duhet ta bësh”- Partneri juaj nuk duhet t’ju bëjë kërkesa gjatë gjithë kohës.

“Të urrej” – “Shprehja e urrejtjes ndaj partnerit tuaj është diçka që ajo apo ai nuk do ta harrojë kurrë dhe mund ta helmojë lidhjen”.

“Ne e kemi kryer”- Koha e vetme kur duhet ta dëgjoni fjalinë “mori fund” është kur vërtetë vjen fundi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme