Kur një femër e fortë të thotë lamtumirë, ajo nuk do të kthehet më asnjëherë

18:32 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Të gjithë e kemi takuar atë – një grua e fortë që qëndron drejt dhe e fortë në sfidat më të mëdha të jetës. Ajo ka plot vetëbesim, është e vendosur dhe e aftë për gjëra të mahnitshme. Nëse keni fat ta fitoni dashurinë e saj, konsiderojeni veten të bekuar, por nëse e bini në pikën për t’ju thënë lamtumirë, dijeni se e keni humbur përgjithmonë.

Ndryshe prej tjerave, ajo nuk po përpiqet të merr vetëm vëmendje. Ajo nuk është duke luajtur lojëra dhe nuk po bën kërcënime koti. Vendimin për t’u larguar përgjithmonë nuk e ka marrë brenda sekonde dhe nuk është duke reaguar emocionalisht. Në pikën kur thotë se është duke u larguar përgjithmonë, ajo e ka menduar këtë mirë dhe me kujdes derisa e ka parë se vendimi më i duhur është ky që ajo po merr.

Ajo nuk është duke e bërë këtë për t’ju lënduar e as nuk është duke e humbur kohën duke jua lënë fajin juve apo vetes. Duke e ditur se nevojiten ‘dy veta për të kërcyer tango’, ajo nuk frikësohet ta pranojë se edhe ajo ka gisht në atë se gjërat nuk kanë funksionuar siç duhet. E din se edhe ajo ka dobësi dhe bën gabime. Pas së gjithash, askush nuk është i përsosur.

Veç kësaj, ajo merr përgjegjësi për vendimet e saja të gabuara përgjatë këtij rrugëtimi. Ndonëse nuk mund të rikthehet dhe t’i ndryshojë gabimet e së kaluarës, ajo mund ta bëjë më të mirën për të mësuar nga gabimet dhe t’i shmangë gabimet e njëjta në të ardhmen.

Përderisa e kupton se vendimi për t’u larguar përgjithmonë nuk është i lehtë, ajo nuk dyshon në aftësitë e saja për t’ia dalë kësaj kohe të vështirë. Ajo është mbijetuese. Zemra e saj mund të jetë duke u thyer, mundet të derdhë edhe shumë lot. Ajo e pranon dhimbjen, lëvizë përpara, e vetëdijshme se kohërat më të mira të jetës vijnë pas atyre më të vështirave. Kur pluhuri të jetë larguar, ajo e dinë se do të ngrihet më e fuqishme se ç’ka qenë më parë.

Në ditët që do vijnë pas, ajo nuk do ta humbë kohën e saj duke u brengosur se çfarë mendojnë tjerët, në vend të kësaj, këtë kohë ajo do ta merr për t’u përqendruar në veten e saj. Është momenti i saj për ta menduar jetën e saj, për të identifikuar vendin ku dëshiron të shkoj. Ka madhështi në të ardhmen e saj, që e pret atë. Ajo do të ketë sukses.

Ky nuk është fundi për të, në fakt është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në jetën e saj. Në javët që do vijnë pas, muajt e vitet ajo do të qëndrojë drejt në dy këmbët e saja.

Ajo do ta dashurojë veten më shumë se ç’mund ta keni dashur ju atë ndonjëherë. Ndonjë ditë ajo do ta gjejë dikë që do ta respektojë atë, do ta vlerësojë dhe pranojë për gruan e mahnitshme dhe të pavarur që është. Ajo asnjëherë nuk do dëshirojë diçka më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme