Një nga problemet më të mëdha sot është përdorimi i telefonave mobil nga fëmijët, duke luajtur lojëra të ndryshme dhe duke ndjekur video.
Organizata botërore për shëndetësi (OBSH) ka këshilluar prindërit që të kenë kujdes me edukimin e fëmijëve, duke i kthyer lojërat tradicionale për fëmijët.
Biznesmeni Bill Gates i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonin vetëm kur kanë mbushur 14 vjet, edhe pse fëmijët e tjerë veç më kishin mobilë. Gjithashtu ai e ka ndaluar përdorimin e tyre natën.
Suzan Vojcicki, drejtorja e YouTube-s i ka caktuar disa rregulla për pesë fëmijët e saj se si të përdorin teknologjinë. Ajo i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefon vetëm atëherë kur kanë dal vetë më nga shtëpia, duke përdorur transportin publik, diku në moshën 11-vjeçare.
Gjithashtu, gjatë udhëtimeve atyre ju është ndaluar përdorimi i telefonit, me qëllim që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën me familjen.
Sipas saj, këto rregulla duhet të vlejnë edhe për të moshuarit, që mos e përdorin telefonin derisa janë me shoqëri.
Sipas Shoqatës Amerikane për Pediatri, fëmijët çdo ditë kalojnë mesatarisht shtatë orë në ditë për përdorimin e telefonit./eo/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones