Ari i zi i quajtur kafe, përmban shumë kafeinë, e cila na mban të zgjuar.
Një filxhan, dy ose tre, ndërkaq ata që pinë edhe deri në katër filxhanë kafe në ditë do të jetojnë më gjatë, thonë studimet më të reja.
Mirëpo, kur dhe në cilën kohë mund të pini kafenë fundit ditën që të mund të flini mirë natën?
Kafeja përmban shumë kafeinë dhe na mban të zgjuar. Për t’i shmangu probleme me gjumin, mos pini kafe në fazën e hershme, transmeton telegrafi.
Ekspertët janë të mendimit që faza e hershme rreth gjashtë deri në tetë orë para se të shkoni në krevat.
Pos pagjumësisë së pakëndshme, kafeina gjithashtu mund të ndikojë edhe në sistemin e tretjes.
Për shkak të sasisë së shtuar të thartirës në lukth, kafeja mund të shkaktojë krupë.
Pra, kafeja e fundit varet nga ajo kur dëshironi të shkoni të flini gjumë.
Nëse në krevat shkoni në orën 23:00, kafenë e fundit do të duhej ta pini deri në orën 17:00.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet