Është shumë i vështirë momenti kur fëmijët duhet të flenë, pasi duket sikur duan gjithë kohës të luajnë. Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët, pasi gjumi është shumë i rëndësishëm, si edhe orari kur duhet të flenë.
Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët. Orari ideal është nga ora 7 e pasdites deri në 9. Kjo do të thotë se pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar.
Një studim i vitit 2012 ka treguar se, fëmijët e moshës 7- 11 vjeç , që flinin vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm, kishin përqëndrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë. Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël.
Prandaj prindërit duhet të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre. Provoni të vendosni fëmijët në gjumë vetëm 20 minuta më herët për disa netë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...