Në rast se nuk e keni ditur, ekziston edhe Dita e Buzëqeshjes, e cila është themeluar nga Dr. Madan Kataria nga India.
Shumë njerëz që e festojnë këtë ditë thonë se është manifestim pozitiv që promovon paqe në botë.
Qëllimi i kësaj dite është të inkurajohen njerëzit të qeshin sa më shumë për t’u ndjerë më mirë, për ta liruar stresin, për t’i larguar brengat, depresionin, etj.
Sipas shkencëtarëve, kur një person qeshë, 80 muskuj i aktivizohen, ndërsa 17 prej tyre gjinden në fytyrë, transmeton telegrafi. Sipas ekspertëve, disa minuta qeshje janë të njëjta me 15 minuta ushtrime fizike në biçikletë.
Të rriturit qeshin mesatarisht 17 herë në ditë, përderisa të rinjtë deri në 300 herë brenda dite. Gjithashtu, femrat qeshin më shumë se meshkujt. /Telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...