Shpesh herë gratë nuk është se mendojnë se si ndihen burrat kur bien në dashuri.
Ata zakonisht mbajnë fshehtë emocionet e tyre, prandaj ndonjëherë është shumë e vështirë që t’ua lexosh mendimet, transmeton portal arbresh.info
Lidhja e thellë
Besoni ose ji, burrat me të vërtetë kujdesen për lidhjen e thellë me gruan për të cilën interesohen. Çdo burrë ka anën e tij të prekshme, të cilën ua tregon të tjerëve vetëm në momentet e intimitetit sa më të madh, prandaj përpiquni t’i jepni partnerit tuaj një ndjenjë sigurie. Ji aty për njeriun tënd, ki kohë për të dëgjuar problemet, planet, sekretet e tij. Lejoni që të ndajë me ju ndjenjat e tij, të bukura dhe ato që i sjellin lot në sy. Ndjeshmëria krijon besim dhe besimi krijon lidhjen që është çelësi i çdo marrëdhënieje cilësore.
Pranojeni ashtu si është
Mos e shqetësoni me pyetje të pazakonshme dhe mos e kritikoni vazhdimisht sjelljen e tij. Natyrisht që një burrë pret që ju të keni sy vetëm për atë, por duhet të dini se ndonjëherë edhe burrat kalojnë në histeri. Dëshironi të keni pranë një person histerik dhe tepër kërkues, të cilit asgjë nuk i mjafton kurrë? Ne besojmë se përgjigjja është jo, transmeton portali arbresh.info
Besoni atij
Të gjithë herë pas here kemi frikë se do të ngatërrojmë diçka, se nuk do të performojmë mjaft mirë në punën tonë të re, se nuk do të përfundojmë disa detyrime në kohë, se do të heqim dorë para se të përmbushim një qëllim dhe të ngjashme. Kjo edhe është arsyeja pse faktori i besimit është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për partneritet. Askush nuk do që të ndihet i tradhëtuar. Besoni në burrin që keni në krah dhe ai do të fluturojë pas jush.
Ai ndihet mashkullor pranë jush
Nëse një grua lejon që partneri i saj të jetë mbrojtës ndaj saj, edhe kur ajo është plotësisht e vetëdijshme për faktin se nuk ka nevojë për të njejtën mbrojtje, atëherë urime sepse keni një burrë të duhur në krah. Kjo do të thotë që njeriu juaj ju ka lidhur me ndjenjën e epërsisë që i vjen sa herë që mendon se si duhet të bëjë diçka për ju. Lëreni të organizojë dhe të sigurojë gjëra për ju, shpërbleni punën e tij dhe shikoni ndërsa bëheni më të rëndësishëm në sytë e tij!/arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin