Google ADS

Kuptimi i gjashtë tatuazheve të rrezikshme

17:52 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Tatuazhet janë më shumë se një fotografi në trup. Për disa njerëz, tatuazhet kanë një kuptim të veçantë për persionin që ka vendosur ta gdhendë në trup një dedikim për dikë, ose thjesht një shenjë nga jeta e tij. Pra, nëse dikush ka një tatuazh që nuk korrespondon me personalitetin apo statusin e tij social, mund të merret si shkelje.

Bright Side dëshiron që ju të jeni të sigurt, prandaj na ka treguar tatuazhet më të rrezikshme në botë, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme. Kujdes: Në disa vende mund të përfundoni në burg për një tatuazh.

Unaza në gisht

Unazat në gishta janë mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të kuptuar nëse pronari i tyre ka qenë i dënuar dhe nëse në burg ka qenë person i respektuar. Çdo unazë tregon fuqinë e autoritetit të tyre dhe përvojës jetësore. Pra, nëse i ofendoni këto tatuazhe dikujt që i ka mund të futeni në probleme, pasi ata nuk e tolerojnë këtë gjë.

Kryqi në gjoks

Një kryq i madh si tatuazh është shumë i rrezikshëm në Rusi. Ky është tatuazhi që kriminelët më të rrezikshëm në këtë vend realizojnë.

Rrjete merimange

Një rrjetë merimange është një lloj autobiografie mes njerëzve të dënuar. Ky tatuazh do të thotë se ata u dënuan për një kohë të gjatë dhe se luftuan kundër varësisë së drogës. Një rrjetë paraqet një vit të vështirë nga jeta e dikujt.

Kurora me 5 pika

Në SHBA, 5 pikat e kurorës janë simboli i bandës së Mbretërve Latin. Ata janë një nga bandat më të mëdha hispanike brenda dhe jashtë burgut.

 

3 pika

Ky tatuazh i vogël do të thotë të njëjtën gjë në të gjithë botën – Mi vida loca (Jeta ime e çmendur). Nuk thotë asgjë specifike për pronarin, përveç faktit që ata e kanë thyer ligjin ose kanë ndonjë lidhje tjetër me botën kriminale.

Lot

Një lot në syrin e djathtë shpesh do të thotë se personi që e ka, ka kryer një vrasje ose ka tentuar ta kryejë. Shumë njerëz e realizojnë këtë tatuazh kur një person i tyre i dashur ndodhet në burg ose ka vdekur tragjikisht./revistaclass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme