Te gjithë shohim ëndrra dhe kur zgjohemi mundohemi të kuptojmë domethënien e tyre. Duke analizuar ëndrrat tuaja, ju mësoni mbi sekretet e errëta dhe ndjesitë e fshehura. Mos harroni, i vetmi ekspert që i analizon ëndrrat më mirë për ju, jeni ju vetë. Pak më poshtë po ju rendisim disa nga ëndrrat më të zakonshëm që njerëzit shohin dhe kuptimin e tyre.
Kutitë (zhgënjim, fshehtësi dhe mister) Në qoftë se ju keni ëndërruar një kuti tregon se jeni duke u përpjekur për të zbuluar disa sekrete. Nëse kutia është bosh, kjo do të thotë se do të zhgënjeheni për diçka, ndërsa kur është me sende do të thotë që shumë shpejt duhet të prisni lajmë të reja ose do të zbuloni sekrete.
Rënia (shqetësim, humbje e kontrollit dhe rrezik) Kjo ndjenjë e pakëndshme do të thotë që po humbni kontrollin dhe se keni frikë nga dështimi. Në publik pa rroba (Pranim dhe mungesë vetëvlerësimi) Kjo do të thotë që ju jeni të pambrojtur dhe të prirur për të pranuar gjëra që thonë të tjerët për ju. Punoni më shumë me veten dhe vetëvlerësimin.
Ngjyra jeshile (Pasion, Dashuri) Duke parë ngjyrën e gjelbër në ëndrrat tuaja do të thotë që jeni të lumtur dhe të kënaqur me jetën që jetoni.
Baltë (Trazira) Kur shihni se po ecni në baltë do të thotë që jeni i shqetësuar për ndonjë gjë dhe nuk ndiheni të aftë për të dalë nga një situatë e caktuar. Mos u shqetëso dhe përpiqu të vazhdosh.
Rrugët (Thjeshtësi, Fat dhe Udhëtim) Duke parë rrugë në ëndrrat tuaja është një shenjë e mirë. Do të thotë që e doni udhëtimin dhe keni nevojë për të arritur qëllimet dhe dëshirat tuaja.
Fluturim (Pozitiviteti, Guximi dhe Liri) Të fluturosh në ëndërr do të thotë se je person optimist dhe kërkon të bësh hapa të mëdha e vendime të sakta në jetë.
Uji (Paqartësi, Ambicie dhe Rrezik) Duke parë ujin në ëndërr do të thotë se jeni të prirur për të marrë rreziqe dhe të gatshëm të përdorni çdo mundësi që ju jepet në jetë.
Flokët ( Liri, Se ksualitet dhe Status martesor) Flokët, si shenjë e s eksualitetit dhe lirisë, në të vërtetë ju ndihmojnë të merrni një ide se si t’i shprehni ndjenjat partnerin tuaj.
Dhëmbët (Plakje) Nëse shihni në ëndërr se po ju bien dhëmbët do të thotë se i trembeni plakjes. Mos u shqetësoni dhe përpiquni të merrni maksimumin e jetës.
Macet (Fuqi, Feminitetit) Nëse shihni mace në ëndërr, kjo tregon forcën dhe feminilitetin që ju karakterizon. Me fjalë të tjera, lë të kuptohet se ju jeni të lidhur me anën shpirtërore dhe jeni mjaft të fortë.
Milingona (Nervozizëm, Mbështetje dhe Punë) Kjo do të thotë që janë persona që mbajnë një marrëdhënie të shëndoshë me të dashurit e tyre. Ka njerëz që po përpiqen të shkaktojnë probleme në jetën tuaj duke ju bërë presion./lexo/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...