Domethënë ai i kishte dhënë like në Facebook fotot së vitit 2016 të shoqes së ish-të dashurës? Ka dalë pas pune me kolegen dhe ju thjesht e morët vesh rastësisht? Habiteni që kalon kaq shumë kohë me miqtë dhe juve nuk ju fton kurrë?
Këtu ka diçka që nuk shkon dhe yjet e nuhasin këtë gjë më së miri, por ndryshe nga ç’mund të mendoni jo të gjitha shenjat e horoskopit e shprehin dhe përjetojnë njëlloj xhelozinë.
Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhet fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenjej xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift.
Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmendë ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...