Edhe pse në pamje të parë mund të duket e çuditshme, është e vërtetë se të jesh më i miri në punë shpeshherë shoqërohet me më shumë dizavantazhe sesa avantazhe. Ja pse:
Nëse ju jeni me të vërtetë shumë të aftë në profesionin tuaj, madje më i miri në kompaninë ku punoni, ka shumë mundësi që juve t’ju mbingarkojnë me punë ekstra, madje duke përfunduar edhe detyra të kolegëve tuaj të cilët mund t’i përfundonin vetë nëse do të punonin pak më shumë.
Kur ju e realizoni një detyrë që ju është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme, eprorët tuaj mësohen me një fakt të tillë dhe ndalojnë t’ju vënë në dukje meritat tuaja, madje dhe atëherë kur frytet e punës suaj janë shumë të mëdha dhe pozitive mbi kompaninë në të cilën punoni.
Nëse jeni më i miri në punë, gjithmonë do të ndeshni një ose më shumë kolegë në ambientin tuaj të punës që do të jenë xhelozë për ju dhe madje mund të shkojnë deri aty sa si pasojë e kësaj xhelozie të ankohen tek eprorët për ju.
Ka edhe një grup punëdhënësish, të cilët nuk kanë aspak qejf që të kenë në kompaninë e tyre, punonjësit më të mirë. Punonjësit më të mirë u shkaktojnë atyre stres dhe në pjesën më të madhe të kohës i bëjnë që të ndihen nervozë. Ata sigurisht që duan rendiment dhe performancë të niveleve të larta, por ata nuk duan aspak që ju të jeni më të mirë se edhe ata vetë.
Nëse ju njiheni si një ndër personat që mund të zgjidhni dhe merrni përsipër çdo sfidë sado e vështirë të jetë ajo, atëherë kjo gjë mund t’ju kthehet kundër, sepse ju me siguri që do t’i hyni në hak “kohës suaj të lirë”. Kini kujdes sepse ju rrezikoni që asnjëherë të mos ta mbyllni punën në orarin e caktuar dhe madje mund të sakrifikoni edhe fundjavat tuaja për të përfunduar një detyrë të caktuar.
Kur ju jeni më të mirët në punën që bëni aktualisht, ju rrezikoheni të mos lëvizni kurrë në një nivel më të lartë, sepse askush nuk do të donte t’ju kishte larg.
Kur ju jeni më të mirët në punën tuaj, të gjithë mësohen me një gjë të tillë dhe të gjithë performancën tuaj e marrin si të mirëqenë. Ajo çka është më e keqja në këtë rast është se paga juaj nuk ndryshon, ajo mbetet e njëjta, pavarësisht punës suaj.
Nëse jeni më të mirët është e sigurt që do të bëni armiq. Fatkeqësisht, në këtë mënyrë funksionon bota!
Kur ju jeni më të mirët, disa organizata apo kompani nuk do t’ju bëjnë që të ndiheni aspak rehat dhe do t’ju lënë në dorë zgjidhjen e vetme: largimin. Kjo gjë zakonisht ndodh sepse ju u keni lënduar egon e tyre personale. Ata nuk janë mësuar që të kenë të bëjnë me njerëz më të mirë se vetja, prandaj nuk duan që rutina e tyre e zakonshme të prishet.
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...