Google ADS

Kujdes, mos i vendosni këto produkte në fytyrë sepse mund t’ju kushtojë shumë

13:56 | 19 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Ne shpesh blejmë produkte pa menduar se çfarë përmbajnë ato në të vërtetë, dhe shumë prej këtyre përbërësve mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tonë, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

Ka përbërës dhe produkte që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrë sepse mund të shkaktojnë acarim, inflamacion dhe shumë probleme të tjera, transmeton portal arbresh.info

Lëkura është shumë e rëndësishme për trupin tonë, prandaj të tëra produktet që vendosim në lëkurë mund të hyjnë edhe në trup.

Dhe ndërsa shumë përbërës kozmetikë janë ende subjekt i shumë polemikave dhe hulumtimeve në lidhje me rreziqet e tyre të mundshme, ka nga ata përbërës dhe produkte që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrë, sepse mund të shkaktojnë acarim, inflamacion dhe shumë probleme të tjera.

Sapuni

Sapunat kryesisht përdoren për larjen e duarve, prandaj nuk është e mirë që të lahet fytyra me ta, pasi ata thajnë lëkurën. Gjithashtu sapuni e bën lëkurën e fytyrës më agresive.

Limoni

Megjithëse limoni përmendet shpesh në disa maska ​​për fytyrë, mendohuni mirë përpara se ta aplikoni. Agrumet janë të mira për shëndetin kur merren nga goja, por nuk duhet t’i vendosni në fytyrë, sidomos jo para ekspozimit në diell sepse mund të shkaktojnë acarime dhe probleme të ndryshme të lëkurës, transmeton portal arbresh.info

Vaji i kokosit

Një përbërës tjetër natyral që është shumë i mirë për lëkurën dhe për shëndetin, por vaji i kokosit nuk duhet të vendoset direkt në fytyrë sepse është komedogjenik dhe mund të shkaktojë puçrra.

Produkte të skaduara

Kozmetikat kanë afatin e tyre të ruajtjes, dhe të gjitha ato produkte që kanë skaduar duhet të hidhen në plehra, veçanërisht kur bëhet fjalë për produktet e mbrojtjes nga dielli, të cilat sipas hulumtimeve, shumica i kanë në shtëpi. Gjegjësisht, me skadimin e afatit të ruajtjes së tyre, funksionaliteti i tyre zvogëlohet, kështu që ekziston një rrezik më i lartë i djegies nga dielli që mund të ndodhë për shkak të ekspozimit në diell./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme