“Mashkulli që tradhton njëherë, gjithmonë do të jetë tradhtar”
Me komentin e këtillë megjithatë ia humbni çdo shpresë që të përmirësohen marrëdhëniet. Në vend të këtij komenti, thoni kështu: “Po përpiqem të të kuptoj se në çfarë gjendje je!”
“Meshkujt tradhtojnë me arsye”
Shmangni situatat ku pa dashur tregoni gishtin nga ajo dhe mos e fajësoni për tradhtinë e partnerit.
“I dashuri yt së paku nuk e ka bërë atë që e ka bërë i saj”
Në vend të kësaj, më mirë është t’i jepni përkrahje dhe të pranoni që situata e saj është e veçantë.
“Falja/harroje”
Më mirë është t’i thuhet kështu: “E di që duhet kohë dhe mënyra për të zgjidhur situatën ashtu siç do të jetë më mirë për ju”.
“Tradhtia nuk është e lidhur vetëm me seksin/tradhtia është e lidhur ekskluzivisht me seksin”
Do të jetë mirë që të mos ia thoni këto gjëra të cilat femrës së lënduar do t’ia rikujtojë aspektin fizik të tradhtisë.
”Kam dyshuar”
Madje edhe nëse vërtet keni ditur që bashkëshorti apo partneri i shoqes tënde të ngushtë po e tradhton atë, një konkludim i këtillë nuk do t’i ndihmojë.
“Të gjithë meshkujt tradhtojnë”
Ta këshilloni shoqen që nga situata e këtillë të nxjerrë mësim, do t’i shkaktoni edhe më shumë hidhërim, dështim dhe do ta lëndoni edhe më tepër. Thoni se asaj i takon që të përpiqet për atë që është më së miri për të.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...