Letrat e lagura që përdor zakonisht për të fshirë tualetin janë me të vërtetë shumë komode, sidomos kur e ndien veten dembele pas një dite të lodhshme e të gjatë në punë. Ato mund të kursejnë shumë kohë para gjumit, por a janë me të vërtetë të rekomanduara për pastrimin e fytyrës?
Mbi të gjitha, letrat e lagura heqin edhe pjesën më të madhe të make up-it, por a mund ta pastrojnë tërësisht atë? A është fytyra e pastër pas përdorimit të letrave të lagura?
Ajo që mund të mos dish është fakti që letrat e lagura nuk fshijnë krejtësisht papastërtitë dhe grimin e fytyrës. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura shmang një hap shumë të rëndësishëm – shpëlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.
Derisa nuk e shpëlan fytyrën me ujë dhe menjëherë, një pjesë e mirë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme të saj, shkruan revista Class. Kjo mund të ndikojë në çdo lloj lëkure – e thatë apo e ndjeshme, por sidomos mund në fytyra me probleme si ato me ekzemë, me akne etj.
Po ashtu, një gjë tjetër që ndikon në irritimin e lëkurës është edhe forca apo lëvizja e ashpër që bën ndërsa pastron fytyrën me letra të lagura.
Si përfundim, letrat e lagura janë mënyra më e mirë dhe shumë komode për të hequr grimin. Nëse nuk ke zgjidhje tjetër dhe ke nevojë t’i përdorësh, sigurohu që pas pastrimit me to ta shpëlash fytyrën me ujë të bollshëm në mënyrë që të largosh çdo lloj papastërtie.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...